Transmetuar më 01-12-2018, 13:53

Një grua shtatzënë u dënua me dy muaj burg, për shkak se hapi një kuti patatinash Pringles, në një supermarket ‘Tesco’, në Britaninë e Madhe.

Kathleen McDonagh ishte e njohur në supermarketin në Cork të Irlandës, për shkak të disa incidenteve me personelin. 25-vjeçarja, u deklarua fajtore për “dëme kriminale”, lidhur me ngjarjen e ndodhur më 27 dhjetor 2016, teksa aktualisht është shtatzënë.

Gjykata e Cork duke argumentuar vendimin e dhënë këtë të enjte, deklaroi se stafi i sigurisë së supermarketit në qendrën tregtare të Mahon Point, pa në kamerat e sigurisë, gruan duke hapur kutinë.

Por teksa punonjësit e sigurisë po i afroheshin ajo tha, “Po e hapa fletën e aluminit, çfarë duhet të paguajë për këtë?” Kutia e patatinave nuk mund të shitej më dhe për pasojë shkaktohej nj humbje prej 1.5 euro.

McDonagh deklaroi se donte ta blinte patatinën, por nuk kishte leje për të hyrë në dyqan, duke qenë se kishte 14 precedentë për tentativë vjedhje. /a.y/noa.al