Transmetuar më 01-12-2018, 14:12

Momente frike për kancelaren gjermane Angela Merkel. Avioni i nisur nga Berlini, me të cilin udhëtonte kancelarja gjermane këtë të enjte, i drejtuar për në samitin e G20, në Buenos Aires të Argjentinës, u detyrua të bëjë ulje emergjence në Colonia, për shkak të një defekti teknik.

Teksa avioni ndodhej mbi Holandë, u konstatuan probleme në sistemin elektronik.

Bëhet fjalë për një avion ‘Airbus 340’, i cili u rrethua nga zjjarrëfikëser të shumta në aeroportin gjerman.

Nuk u bë e mundur gjetja e një avioni tjetër që mund të shkonte direkt në Buenos Aires, duke bërë që Merkel të mbërrinte vetëm këtë të premte, pasi ndaloi tranzit në Madrid.

Në Buenos Aires, Merkel u thirr që ndër të tjera, të ndërmjetësojë në zgjidhjen e krizës mes Ukrainës dhe Moskës.

Pas përplasjes në det mes anijeve të dy vendeve, tensioni ndërkombëtar u rrit, duke bërë që edhe Presidenti amerikan Donald Trump, të anulojë takimin me Presidentin rus, Vladimir Putin. /a.y/noa.al