Transmetuar më 01-12-2018, 15:28

Sipas një raporti nga Shoqata Amerikane për Mjekësinë Riprodhuese, faktorët e mënyrës së jetesës luajnë një rol të rëndësishëm në fertilitetin e meshkujve.

Por kush janë këto faktorë?

Mosha e tij

Ndërkohë që meshkujt plaken, fillon të ulet volumi i spermës si dhe përqindja e kromozomeve të spermës normale.

Pesha e tij

Meshkujt me madhësi të belit rreth 100 cm kanë 22% më pak spermë se ata me bel nën 90 cm – kjo sipas një studimi të viti 2014.

Dieta e tij

Një studim i kryer nga Universiteti i Harvardit ka zbuluar se meshkujt që konsumojnë një dietë me përmbajtje të lartë në yndyra të ngopura kanë më pak spermë.

Alkooli

Përdorimi i tepërt i alkoolit lidhet me prodhimin e ulët të spermës, disfunksionin erektil dhe rënien e niveleve të testosteronit.