Transmetuar më 02-12-2018, 13:00
Hidhet shorti për kualifikueset e kampionatit Europian në Futboll, "Euro 2020".
Gjatë hedhjes së shortit në Dublin të Irlandës, Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e saj në grupe.
Për Shqipërinë parashikohen përballje të vështira ku do të luajë në "Grupin H".
Shqipëria do të përballet në grup me: Francën, Islandën, Turqinë, Andorrën dhe Moldavinë.
Ndërkaq gjatë së shortit në Dublin të Irlandës, është përcaktuar se me kë do të përballet Kosova.
Kosova do të luajë në "Grupin A".
Ky është Grupi i Kosovës:
Grupi A: Anglia, Çekia, Bullgaria, Mali i Zi, Kosova
Kualifikimet për EURO 2020 nisin në fund të marsit të vitit të ardhshëm./a.k/noa.al/