Transmetuar më 02-12-2018, 19:30

Një vajzë takoi babain e saj të cilin mendonte se kishte ndëruar jetë 26 vite më parë, por ai ishte shëndoshë e mirë.

Ronnie Rudolph u zhvendos në Tennessee pasi u nda nga gruaja e tij vite më parë. Dhe vajza e tyre, Janie Rudolph, do të mbante në kontakt me Ronnie duke e telefonuar në punën e tij, një fabrikë betoni në Liban.

Një ditë, 26 vite më parë, Janie telefonoi në fabrikë duke kërkuar për të folur me babain por i thanë se ai pësoi një sulm në zemër dhe u nda nga jeta.

"Unë besova lajmin, por nuk hetova", tha ajo.

Janie ia tha lajmin familjes dhe të gjithë e besuan pa pyetur më parë për rrethanat e vdekjes së supozuar.

Gjithçka nisi vetëm pas vdekjes së nënës së saj 4 muaj më parë.

"Fillova të kërkoja për një certifikatë vdekje për babain dhe nuk arrita ta gjeja, kështu që nisa të besoja që ishte gjallë diku", tha vajza.

Me ndihmën e vajzës së saj, Janie mësoi se i ati ishte ende gjallë në Liban. Dy javë më vonë ajo kontaktoi me Ronnie, i cili i tha vajzës së tij se mendonte se askush nuk e kishte kërkuar më. /k.k/noa.al/