Transmetuar më 03-12-2018, 08:30

U identifikua, u shoqërua dhe u vu në prangat e policisë, vetëm sepse hodhi një lëkurë bananeje në stadium.

Arrestimi u bë ndaj një tifozi fanatik të ekipit të futbollit të Tottenham, gjatë ndeshjes kundër Arsenal në ‘Emirates’.

Arrestimi i tij nga policia angleze, u bë pasi hodhi një lëkurë bananeje drejt sulmuesit të Arsenal, Pierre-Emerick Aubameyang.

Duke u cilësuar si një akt i pastër racizmi ndaj futbollistit, u bë arrestimi i tij.

“Tolerancë zero kundër racizmit”, deklaroi policia angleze. /a.y/noa.al