Transmetuar më 03-12-2018, 10:15

Një tragjedi e vërtetë në familje, u konsumua teksa babai la vetëm dy fëmijët e tij në makinë, për të dalë për të bërë pazar.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Houston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku vajza mbyti me duar vëllanë e saj, vetëm një vit më të vogël.

Babai i la vetëm fëmijët në makinë dhe shkoi në ‘Family Thrift Store’, për të blerë disa veshje për ta.

Siç deklaroi në polici babai i fëmijëve, Adrian Dreshaun Middleton, para se të hynte në dyqan e kishte lënë makinën ndezur me ajrin e kondicionuar, duke iu dhënë tablet në duar, me filmin e tyre të preferuar vizatimor.

Babai i fëmijëve tha se qëndroi brenda dyqanit për rreth 40 minuta, por dëshmia e tij nuk përkon me atë të kamerave të sigurisë, ku rezulton të ketë qëndruar 1 orë e 40 minuta.

Mbytja e vogëlushit, ndodhi nga duart e motrës së tij 6-vjeçare, ku sipas dëshmisë së saj, gjithçka pasi ai nuk pushonte së qari.

Në momentin që u kthye në makinë, babai e gjeti vajzën duke qarë, ndërsa djalin me rripin e sigurisë rreth qafës, shkruan noa.al. Fillimisht mendoi se po flinte, por kur kuptoi se çfarë kishte ndodhur lajmëroi ndihmën e shpejtë, e cila konstatoi vdekjen e fëmijës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fund të muajit maj, por vetëm këto ditë, është bërë rindërtimi i skenës, në vijim të hetimeve, teksa babai është vënë nën akuzë. /a.y/noa.al