Transmetuar më 03-12-2018, 21:14

Një fenomen i pazakontë natyror ka ndodhurnë disa qytete në veri-perëndim të Kinës.

Këto vende janë mbuluar me dëborë të verdhë, një pamje e rrallë e shkaktuar nga moti i ftohtë dhe stuhitë e rërës në rajon.

Videot e filmuara nga banorët në rajonin e Xinjiang tregojnë borën e bardhë e mbuluar nga një shtresë rëre dhe pluhuri, një fenomen i pazakontë që disa e krahasuan me ëmbëlsirën tiramisu.

Dëborë prej 10 deri në 20 cm janë raportuar në kryeqytetin e rajonit, Urumqi dhe në qytetet Shihezi dhe Changji të shtunën.

Që nga e premtja e kaluar, shumë vende në Xinjiang janë goditur nga erëra të forta. /k.k/noa.al/