Transmetuar më 03-12-2018, 22:01

Një video e publikuar së fundmi tregon momentin shokues kur një toreador mund të kishte vdekur.

Në video shihet se si Demi i ngul brirët Toreadorit dhe e hedh në 4 metra lartësi.

Fatmirësisht toreadori nuk pësoi ndonjë lëndim serioz, edhe pse përfundoi përtej rrethojave të mbrojtjes.

Momenti i kapur nga një kamera amatore, është filmuar në Sao Paulo të Brazilit.

Mësohet se toreadori, Rogerio Agulilar përplasi kokën në një kuti të hekurt pas rënies por u përmend pas 10 minutash.

Më poshtë keni pamjet./a.k/noa.al/