Transmetuar më 04-12-2018, 07:33

Përplas kokën, në ditën e martesës së vëllait dhe gjen vdekjen. Një tragjedi e vërtetë pati si protagoniste 22-vjeçaren Sammie Bowman, e cila duhet të ecte bashkë me të vëllanë Andrew si shoqëruese, në kishë, por një incident i kushtoi jetën.

Vajza angleze nga Weighton, humbi ndjenjat, pasi u ndje keq, duke u përplasur fuqishëm në dysheme, çka bëri që dëmtimet e pësuara në kokë, ti shkaktojnë vdekjen.

Sammie, u transportua me urgjencë në spital, ku mjekët tentuan me çdo mënyrë që të luftonin kundër mpiksjes së gjakut që ishte krijuar në kokë, por e reja ndërroi jetë dy ditë pasi u shtrua, më 2 qershor.

Vajza kishte probleme të vogla shëndetësore, por asgjë e rëndë që nuk kalohej.

Ditën që ndodhi ngjarja, 22-vjeçarja i tha të ëmës se nuk ndihej, mirë por për shkak të emocioneve të dasmës, ajo nuk i kushtoi rëndësi, shkruan noa.al.

“Fërkoji sytë me duar, si të përzinte një mizë dhe më pas ra me kurriz, duke përplasur kokën në dysheme”, tregoi e ëma Debra Bowman, për mediat vendase këto ditë.

Ajo thotë se nuk ia fal vetes, që nuk i kushtoi më shumë rëndësi, shqetësimeve të së bijës. /a.y/noa.al