Transmetuar më 04-12-2018, 17:06
Dy persona kanë humbur jetën, kur një avion i vogël në përmasa u përplas me qendrën e trajtimit të fëmijëve me autizëm, në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në videon e shpërndarë nga mediat botërore, duket momenti kur avioni përplaset në qendrën e fëmijëve autikë.
Për fat të mirë asnjë fëmijë nuk u lëndua, dhe po ashtu shpëtoi pa lëndime edhe kujdestarja e tyre.
Por dy persona që ishin në avion ndërruan jetë.
Ndër viktimat ishte edhe pronari i mjetit fluturues. /k.k/noa.al/