Transmetuar më 05-12-2018, 11:44

Mjaftoi një komandë e gabuar në kompjuter që të humbte çdo gjë, punën, reputacionin dhe lirinë brenda pak çastesh.

James Edward Alleman, 45 vjeç në shkollën e mesme Belton High School, të Texas, SHBA, projektoi gabimisht në klasë një filmim me skena të turpshme, teksa në të vërtetë duhet të tregonte një material studimor.

Por ai shfaqi pamje të nxehta të cilat i ruante në laptopin e tij, ku përfshihej një fëmijë e mitur. Kur pamjet nisën të shfaqeshin, nxënësit mbetën të shokuar, por kur mësuesi pa reagimin, e bllokoi menjëherë duke u zverdhur në fytyrë.

“Kjo nuk duhet të kishte ndodhur kurrë”, mërmëriti, por tashmë ishte tepër vonë.

Ai u detyrua të japë dorëheqjen e menjëhershme, pas incidentit të ndodhur më 28 shtator.

Pas kësaj Alleman u vu nën hetim dhe u arrestua. Kjo pasi në laptopin e tij u gjetën katër video të shkurtra, ku shihej një vajzë 10 vjeçe e zhveshur në tualet, e cila nuk kishte dijeni se në ambient kishte kamera dhe se po filmohej.

Në vijim të hetimeve vajza u identifikua, por tha se nuk e ka idenë se si është filmuar.

Hetimet disa mujore, rezultatet e të cilave po bëjnë bujë në mediat amerikane, zbuluan se mësuesi kërkonte vazhdimisht video të nxehta me të mitur, shkruan noa.al.

Alleman u lirua këtë të hënë, pasi pagoi 75 mijë dollarë, teksa është në pritje të procesit gjyqësor. /a.y/noa.al