Transmetuar më 05-12-2018, 12:14

Në moshën 14-vjeçare arritën të peshojnë njëra 36 kilogramë dhe tjetra 40, vetëm që të ishin pjesë e botës së modës.

Në një spital rus në Moskë, prej më se një muaji, po konsumohet drama e dy motrave binjake Masha dhe Dasha Ledeneva nga Lipetsk, të cilave shkolla e modës iu kishte kërkuar që të humbnin disa kilogramë, për të nxjerrë më në pah mollëzat e tyre.

Mjekët po bëjnë të pamundurën për ti shpëtuar pasi anoreksia ka goditur trupat e tyre keqaz, duke i kthyer në kockë e lëkurë.

“Zemra e tyre mund të ndalë në çdo moment”, deklarojnë mjekët, citon noa.al.

Dy motrat binjake përfunduan në koma për tre ditë, ndërsa u përmendën pas disa javësh, në sajë të kurave intensivee.

“Askush nuk donte që ti ndihmonte, të gjithë spitalet i refuzonin duke mos dashur të merreshin me kufoma të gjalla”, deklaroi Maria Kokhno, aktiviste kundër çrregullimeve ushqimore. /a.y/noa.al