Transmetuar më 05-12-2018, 21:27

Nga Arlind Cara

-Dinjiteti nuk negociohet, por per dinjitetin sakrifikohet. E kete studentet e kane kuptuar.

-Ligji i Arsimit te Larte eshte nje turp moral, juridik, politik. Sistemi aktual e sheh arsimin si nje mall e nje privilegj i te pakteve e jo si nje te drejte morale e kushtetuese e te shumteve qe e meritojne.

-Tarifat ne Universitetet publike shqiptare jane te barabarta me tarifat qe paguajne studentet vendas ne universitetet ne Belgjike, Gjermani, Zvicer e shume vendeve te tjera perendimore.

-Studentet shqiptare jane studentet me te zhvatur dhe me te injoruar ne Europe. Logjika tarifore ne arsim ka ecur me parimin shfrytezues “hajt se mbajne kta!”

Thirrje per figurat publike, organizatat, grupet e interesit etj. te solidarizohen me studentet dhe kauzen e tyre te drejte. Te gjithe studentet e rretheve duhet te bashkohen me kauzen e perbashket. Solidariteti per te tilla kauza e zhvillon nje shoqeri.

-Nese kryeministri eshte shprehur per studentet se jane ngelesa. Atehere duhet t’i kujtojme atij se ai eshte ngelesi me i madh ne shoqerine tone se bashku me turren e kryengelsave qe e rrethon.

-Politikanet shqiptare duhet te heqin dore njehere e mire nga te sharat dhe ofendimet ndaj cdo kauze apo forme proteste. Ky ligjerim barrikadues e ndan shoqerine ne menyre te shemtuar ne “te tanet parimor e te tjeret e demshem”. Politikanet shqiptare i mshojne fort kesaj strategjie te piste jo se jane tipa te perdellueshem por sepse e dine shume mire se si fatkeqsisht nje pjese e audiences e merr bruto e pas sens kritik fjalen e partise.

-U dogj Parisi, asnje gjysme fjale e pavend nuk doli nga goja e asnje figure publike ndaj protestuesve. Flaka u vihet metropoleve europiane por nuk del kush te stigmatizoje me shprehje te tipit “vandale”, “shpellare”, “ngelsa” etj. por perkundrazi mirren me thelbin e problemit.

-Sic thote nje mendje e urte ne vendin tone studentet kane te drejte edhe kur nuk kane te drejte. E kur protestojne kane gjithmone te drejte.

-Sot te gjithe studentet protestues kane noten 10.

Autori është koordinator projektesh për vendet në zhvillim si dhe doktorant i shkencave të komunikimit në VUB (Universiteti i Lirë i Brukselit)