Transmetuar më 06-12-2018, 16:16

Reperi i njohur shqiptar Stresi prej disa kohësh vuan dënimin në burgun e Fushë-Krujës Bashkëshortja e tij, Keisi Lushaj, që prej momentit kur reperi u arrestua, ka qenë gjithmonë e më shumë në qendër të vëmendjes.

Që prej momentit të parë, para më shumë se 3 javësh kur reperi u dërgua në qelitë e burgut me akuzën e përfshirjes në një rrjet kriminal, ajo ka deklaruar mbështetje të plotë për partnerin e saj.

Këtë herë, e fejuara e reperit, Kejsi ka publikuar një video pikante. Me sa duket largësia nga njeriu i saj i zemrës, e ka bërë që ajo të bëjë këtë veprim, duke ndarë një video në momente speciale në shtrat me partnerin e saj.

Sigurisht që videoja dhe fotot kanë bërë xhiron e medias shqiptare dhe nuk mund të ndodhte ndryshe!

Kujtojmë që Keisi i ka dedikuar dhe një blog “Living the Life of a rapper’s ëife”, faktit i të  qënit bashkëshortja e një reperi, ose më mirë i një personazhi të muzikës, ku poston detaje nga vetja dhe marrdhënia e saj me Stresin./b.l/noa.al/