Transmetuar më 06-12-2018, 18:42

Periudha e festave të fundvitit po afrohet. Fundjavat e dhjetorit janë të preferuat tona për të pushuar me miqtë ose familjen në shoqërinë e filmave me atmosferë festive. Këto janë disa nga filmat me temë Krishtlindjesh që ne nuk ndalojmë së i pari vetëm një herë.

Home alone (I vetëm në shtëpi)

Një trazovaç tetë vjeçar duhet të mbrojë shtëpinë e tij nga hajdutët, pasi ai ndodhet vetëm në shtëpi. Ai është lënë aksidentalisht në shtëpi nga familja e tij gjatë pushimeve të Krishtlindjeve.

It’s a ëonderful life (Një jetë e mrekullueshe)

Vetëm një regjisor si Frank Capra mund të bënte një film klasik të Krishtlindjeve për një person që do të vetëvritet. George Bailey po mendon t’i japë fund jetës derisa një engjëll i quajtur Clarence i tregon rëndësinë e jetës së tij dhe si do ishte jeta e bashkëqytetarëve të tij të Bedford Falls pa të.

Elf

Një elf i madh që kurrë nuk përshtatet në Polin e Veriut sepse ai është në të vërtetë një njeri. Në komedinë moderne të Krishtlindjeve të Jon Favreau, Buddy shkon në Neë York City për të gjetur babanë e tij biologjik dhe përpiqet të përshtatet në botën e qytetërimit. Kur Santa është në rrezik Buddy përpiqet të shpëtojë Krishtlindjen.

Bad Santa (Babagjysgi i keq)

Një hileqar i mjerë dhe partneri i tij paraqiten si Santa dhe ndihmësi i tij i vogël për të vjedhur dyqane në prag të Krishtlindjeve. Por ata ndeshen me probleme kur hileqari bëhet shok me një fëmijë mistrec dhe shefi i sigurisë zbulon komplotin.

Grinch

Grinch është një krijesë e keqe që urren Krishtlindjet dhe bën plane për ta prishur atë. Megjithatë, një fëmijë i vogël, Cindy Lou Kush, vendos të provojë të miqësohet me Grinch dhe ti mësojë magjinë e festave.

Arthur Christmass

Arthur zbulon përgjigjen e pabesueshme që nuk është dëgjuar kurrë për pyetjen e çdo fëmije: ‘Pra, si e bën Santa të dorëzojë të gjitha ato dhurata në një natë?’ Përgjigja: Operacioni Santa, ultra-teknologji e lartë, i fshehur nën Polin e Veriut. Në qendër të filmit është Arthur, me një mision urgjent që duhet të përfundojë para agimit të mëngjesit të Krishtlindjeve.