Transmetuar më 06-12-2018, 20:45

Studentët e Universiteteve publike në vend, kanë zhvilluar sot ditën e dytë të protestës së tyre.

Studentëve të Tiranës iu bashkuan edhe ata të rretheve, të Korçës, Durrësit dhe Elbasanit, duke u bërë bashkë në kërkesat e tyre.

Të rinjtë kërkojnë përgjysmim të tarifave vjetore si dhe heqjen e tarifave shtesë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, në mbështetje të tyre ka dalë edhe aktori i humorit, Florian Binaj.

"BRAVO dhe RESPEKT për të gjithë studentët që janë ngritur për të drejtat e tyre! Studentët kanë rrëzuar pushtete jo më të fitojnë atë që u takon", shkruan Binaj në postimin e tij./a.k/noa.al/