Transmetuar më 06-12-2018, 21:14

Kantautori i mirënjohur Flor Mumajesi u ngjit këtë sezon në skenën e "Këngës Magjike" me këngën "Plas", një baladë dashurie.

Ajo konsiderohet nga publiku si një nga këngët pretendente për të fituar çmimin e madh.

Gjithashtu është aluduar mjaft dhe nëse kënga ka qenë dedikim i kantautorit për një lidhje të tij dashurie që nuk pati fundin e lumtur.

Në një intervistë në prapaskenën e festivalit për “Abc Neës”, Mumajesi sqaroi se kënga nuk është dedikim për askënd!

Ai madje ka shkruajtur edhe në Instagram një njoftim:

“Kjo këngë nuk është vetëm kënga ime. Është kënga e të gjithë atyre që kanë dashuruar dhe dashurojnë vërtetë. Dashuria i jep kuptim jetës”. – shkruan këngëtari./a.k/noa.al/