Transmetuar më 07-12-2018, 09:34

Sasia ideale e patateve të skuqura që duhet të konsumohet në një racion, është krejt ndryshe nga ajo që mendojmë, ndërsa pjesa tjetër duhet të zëvendësohet me një sallatë.

Është kjo këshilla që raportohet nga ‘New York Times’, nga një dietolog i Universitetit të Harvard, e cila ka ngjallur indinjatë në rrjetet sociale.

“Patatet e skuqura janë një ‘bombë’ me amidon, i cili kthehet shumë shpejt në sheqer. Idealja për një pjatë kryesore duhet të shkojë deri në gjashtë fije patate të skuqura dhe pjesa tjetër duhet të jetë sallatë”, thotë dietologu Eric Rimm.

Ai shton se një racion patatesh të skuqura të servirura në SHBA, është shumë herë më i madh, gjë që shkakton jo pak probleme shëndetësore, shkruan noa.al.

Nga ana tjetër janë të shumta studimet që kanë nxjerrë në pah rreziqet që shkakton konsumi i shpeshtë i patateve të skuqura.

Një studim i publikuar nga ‘American Journal of Clinical Nutritionrecentemente’, ka treguar se kush ha dy ose tre herë në javë, rrezikon dyfish nga vdekja e parakohshme. /a.y/noa.al