Transmetuar më 07-12-2018, 11:10

Ditën e sotme, djali i aktorit të humorit Julian Deda, feston ditëlindjen e tij të dhjetë.

Juli ndjehet i emocionuar pafund në këtë ditë, duke bërë një urim tejet të ndjerë, për të birin.

Ai thotë se ardhja e tij në jetë ju ka zbuluaruar jetën.

“Sot është dita jote kampion.

Ti Mateo nuk e mban mend se çfarë ndodhi 10 vjet me përpara, s’ka gjë, e mbajmë mend unë dhe sidomos mami. Na u bë një dhuratë hyjnore. Erdhe ti.

Jo vetëm kaq por ne dimë me detaje çdo gjë që ke bërë deri sot, jo sepse kemi memorie të mirë por sepse ti je protagonisti që na pushtove mendjen dhe zemrat duke mos lënë kala pa na e marrë nga brenda. Na mbushe familjen. Na zbukurove jetën.

U rrite kampion. E kuptoj çdo ditë, nga mënyra si flet, si e percepton jetën dhe si reagon, e kuptova sidomos sot, kur të dëgjova duke bërtitur nëpër shtëpi, ‘O baaaaa, ku është xheli i flokëveee”.

U bëfsh 100 vjeç shoku im më i mirë. Të kam jetë e frymëzim. Të dua pafund”. /a.y/noa.al