Transmetuar më 07-12-2018, 14:20

Dhurohen shtëpi falas, në mënyrë që të shmanget kthimi i qyteteve në fantazmë.

Qeveria japoneze ka vendosur që të ofrojë shtëpi falas ose ti shesë për një çmim simbolik.

Pavarësisht dendësisë së popullsisë qytetet janë plotë shtëpi të braktisura, sipas një raporti të fundit ku janë 8 milionë prej tyre bosh, ndonëse në gjendje të mirë.

Largimi i të rinjve dhe përqendrimi i popullsisë në zonat kapitale, ka çuar në braktisje.

Ndërkohë popullsia po plaket, ndërsa të rinjtë kërkojnë gjithnjë e më shumë kohë për të blerë një të tillë.

Sakaq pronat e lëna boshë si pasojë e vrasjeve, vetëvrasjeve apo aksidenteve cilësohen se ndjellin ters dhe për këtë arsye mbeten pa blerës.

Kështu që kush ka në plan të heqë qafe një shtëpi, nuk ka rrugë tjetër veçse ta japë falas.

Ekziston edhe një institut i quajtur Akiya në Japoni, i cili menaxhon shtëpitë e braktisura në shitje. /a.y/noa.al