Transmetuar më 07-12-2018, 14:41

Lëkura dhe veçanërisht ajo e fytyrës, ka nevojë për një trajtim të veçantë, pasi është gjatë gjithë kohës e ekspozuar ndaj agjentëve të jashtëm.

Një maskë e cila ka në bazë kastravecin dhe të bardhën e vezës, luan rol të rëndësishëm në rigjenerimin dhe freskimin e lëkurës.

Kjo pasi hap mirë poret e lëkurës, si dhe zhduk rrathët e syve.

Për përgatitjen e saj duhet të grini një kastravec në rende ose në frulator dhe ta përzieni mirë me një të bardhë veze, deri sa të krijohet një masë homogjene.

Masën e përftuar aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 15-20 minuta.

Më tej lajeni lirisht fytyrën me ujë të vakët dhe do të shihni që lëkura juaj do të ketë tjetër shkëlqim. /a.y/noa.al