Transmetuar më 07-12-2018, 15:44

Një pacient 55-vjeçar me emrin Zhou në Wuhan, të Kinës iu nënshtrua një operacioni të menjëhershëm pasi gurët e fshikëzës brenda trupit të tij u bënë kaq masiv sa që mund të krahasohet me madhësinë e vezës së strucit.

Sipas tij, ai filloi të përjetonte shqetësimet në muajin qershor. Zhou pastaj vendosi të kërkojë kujdes mjekësor pasi shqetësimi u përkeqësua.

Bazuar në këtë zbulim, mjekët në spitalin e Wuhan Jingdu zbuluan se gurët e fshikëzës nuk ishin thjesht tipike. Masa e madhe ishte 13 cm (5.1 inç).

Dhe për shkak se ishte aq masiv, Dr. Wang Hui tha se duhet të hiqet menjëherë për të shmangur ndonjë komplikacion të mëtejshëm shëndetësor.

"Ishte si një vezë struci. Guri i fshikëzës ishte më i madh se grushat e njeriut të rritur, duke zënë tërë fshikëzën e tij. Nëse nuk largohej shpejt, kjo mund të çojë në dështimin e veshkave", u shpreh mjeku.

Sipas Dr. Wang krijimi i një mase kaq të madhe me gjasë erdhi si pasojë e zakoneve të pacientit, si mos konsumimi i mjaftueshëm të ujit, të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë dhe mbajtja e urinës. Ky gur është më i madhi i i nxjerrë ndonjëherë më parë në një spital./b.l/noa.al/