Transmetuar më 07-12-2018, 16:10

Pavarësisht kushteve në të cilat ndodhet, Stresi ja ka zbukuruar ditën e lindjes së ëmës përmes një urimi shumë të ndjerë.

Në fakt, këngëtari e ka shprehur shpesh në daljet e ndryshme publike raportin special që ai ka me të emën, por ditëlindja e saj me siguri për Stresin është ngjarje më vete.

Ndaj, sot në mëngjes ai i ka befasur të gjithë me një postim nga burgu në rrjetin social Instagram.

“E shtrenjta ime mom, gëzuar ditëlindjen! Megjithëse nuk jam pranë teje sot fizikisht, me shpirt më ke gjithmonë pranë, ti e di që je dashuria ime më e madhe që unë kam”, shkruan reperi.

Me siguri e ëma, pasi ka lexuar këto fjalë është prekur pa masë. Vlera e këtij urimi është po kaq e madhe, edhe pse në kushte jo fort të zakonshme!

Reperi i njohur shqiptar prej disa kohësh vuan dënimin në burgun e Fushë-Krujës me akuzën e përfshirjes në një rrjet kriminal./b.l/noa.al/