Transmetuar më 07-12-2018, 18:45

Fotot e një dreri të vogël rene, janë bërë virale në rrjetet sociale. Ndryshe nga lloji i tij, dreri i vogël është krejtësisht i bardhë.

Fotografi norvegjez Mads Nordsvee e vuri re kafshën e rrallë gjatë një shëtitje në veri të Norvegjisë.

Imazhet e tij janë publikuar që të hënën, teksa konsiderohen shumë të rralla. Sipas disa traditave skandinave, shikimi i një rene të bardhë konsiderohet një shenjë e fatit të mirë.

Pamja e tyre e pazakontë vjen për shkak të një ndryshimi gjenetik në pigmentin e leshit të tyre, por nuk është albinizëm.

Nordsveen i tha agjencisë së lajmeve Caters se ai e zbuloi "krijesën e vogël, të mrekullueshme", ndërsa po dilte jashtë në male.

"Ai erdhi tek unë shumë afër dhe ne shikonim sytë e njëri-tjetrit. Ai ishte shumë i qetë kur pa se nuk kisha qëllime të këqija", tha fotografi.

"Ai u soll sikur ishte përgatitur për të pozuara për aparatin tim … ai ishte shumë kurioz dhe qesharak, si një eksplorues i vogël". Z. Nordsveen e ka përshkruar takimin si "shumë magjik" dhe një "moment zanash"./b.l/noa.al/