Transmetuar më 07-12-2018, 19:14

Një lajm të hidhur ka marrë ditën e sotme bota e futbollit, dhe në veçanti skuadra e Milanit.

Bëhet fjalë për ndarjen nga jeta të ish lojtarit të njohur të kuqezinjve Luixhi Radice.

Radice që ka qenë pjesë e një skuadre që ka fituar mjaft tituj u nda nga jeta në moshën 83 vjeçare, dhe me skuadrën milanezë ka fituar një sërë titujsh.

Radice ka pasur edhe karrierë si trajner ku është shpallur kampion me Torinon e famshme në vitin 1976.