Transmetuar më 07-12-2018, 23:10

Infeksionet mykotike janë më të shpeshta gjatë shtatzënisë, dhe nëse nuk mjekohet në kohë fillon dhe shtohen bakteret, prishet mikroflora normale e organit gjenital që ruan pehashin dhe ato bëhen më të shumta në numër.

Duke u rritur bebi, nga ana anatomike mitra vetë shtyp fshikëzën e urinës dhe femra mund të ketë dhe infeksione urinare, të cilat janë bezdisëse dhe shqetësuese për një grua shtatzënë.

Sa e rrezikojnë bebin këto infeksione?

Nëse nuk kapen dhe trajtohen në kohë, në tremujorin e parë infeksionet bëhen shkak për aborte.

Në tremujorin e dytë dhe në tremujorin e tretë ndikojnë në lindjen e parakohshme ose të një bebi nënpeshë.

Gjithashtu ndikojnë në aneminë e bebit, pra që ai të bëhet anemik. E para femrës i jepen këshillat se si të lahet, çfarë të mbajë, çfarë të veshi. Në varësi të dëmtimi të organit, shkallës së infeksionit, patjetër që mjekohet.

A zgjat?

Kjo është në gjykimin e mjekut. Mund të zgjasë 3 deri në 7 ditë mjekimi dhe siç e theksuam më lart, mund të mjekohet vetëm femra shtatzënë, por në të shumtën e rasteve duhen mjekuar të dy partnerët.

Disa këshilla?

E para, kujdes me higjienën personale. Është e para dhe kryesorja, sepse ndryshimin e hormoneve nuk e shmangim, është biologjik, normal, fiziologjik. Kujdes me veshjet, përdorni vetëm veshje të pambukta dhe jo të shtrënguara.

Shmangni përdorimin e linesve ditore sepse bëhen shkak për favorizimin e mëtejshëm të infeksioneve ordinere vaginale, qoftë mykotike, bakteriale, apo për infeksionet e rrugëve të poshtme urinare. Për shqetësimin më të parë drejtohuni tek mjeku.