Transmetuar më 08-12-2018, 10:49

Demokratët kanë kujtuar sot 8 dhjetorin e 1990, 18 vite më pas në Ditën e Rinisë me një ceremoni të mbajtur në Qytetin Studenti, aty ku u krijua dhe Lëvizja Studentore që i dha fund diktaturës komuniste.

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e mbajtur në këtë aktivitet risolli në kujtesë emocionet e atyre ditëve, ndërsa i quajti studentët e 90-ës heronj të pamposhtur.

“Ditë si kjo janë ditë kujtimesh mbresash në të vërtetë për mua këto janë ditët e shtrëngatave emocionale të fuqishme, për ato përjetime të 28 viteve më parë. Janë ditët e gjenezës në 28 vite kemi pasur ditë të mëdha, të bekuara edhe të vështira, por ditët e dhjetorit 90 janë ditët e gjenezës në këto tre dekada të kombit shqiptar”, shprehet Berisha.

Më tej ai thekson se këto për të janë ditët ku “unë përjetova mrekullinë më të madhe të jetës sime sepse, ato ditë unë do të kisha përballë, një grup studentësh 500 por edhe 1000 që në rrugën afër rrugës Elbasanit ishin pozicionuar përball autoblindave tankeve, të gjitha llojeve të armëve. Ishin të vetmuar, 15-16 qytetarë ishin afër tyre, por ishin të pamposhtur ishin heronj. Asnjë nuk thotë se unë isha hero, por vërtetë ato ishin heronj të vërtetë të Kombit shqiptar. Ishin heronj të pamposhtur”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, ata ishin heronj, pasi edhe pse ishin rrahur pas takimit me Ramiz Alinë, ata ishin sërish drejt sheshit për ti pushtuar regjimit sheshin e pushtetit.

Berisha theksoi se sot me këta studentë në protestë, kemi një dhjetor të dytë. “Ky regjim i Ramës ka mbyllur dyert e Evropës me muret e drogës dhe të krimit ka detyruar shqiptarët të largohen nga vendi si në 90 se ka vrarë shpresën në cdo rruge e qelizë të shoqerisë shqiptare. Studentët po i ngjallin shpresat shqiptarëve, u shpreh mbështetjen më të fuqishme dhe shqiptarët t’i mbështesin me të gjithë mundesiteëe tyre”- tha Berisha./b.l/noa.al/