Transmetuar më 08-12-2018, 11:40

Protestat anti-qeveritare në Francë vijojnë edhe gjatë ditës së sotme. Mediat e huaja raportojnë se 90 mijë punonjës policie janë në terren për të monitoruar situatën dhe për të shmangur incidente të rënda.

Rreth 8000 oficerë dhe 12 automjete të blinduara janë vendosur vetëm në Paris, ku rreth 5000 njerëz janë mbledhur në qendër të qytetit.

Ndërkohë, së paku 127 persona janë ndaluar në Paris. Policia ka hedhur gazlotsjellës ndaj protestuesve.

Javën e kaluar, qindra njerëz u arrestuan dhe shumë prej tyre u plagosën pas protestës së dhunshme në Paris, një nga përplasjet më të këqija në rrugët e kryeqytetit francez për dekada të tëra. Kulla Eiffel, dyqanet, restorantet dhe muzetë janë mbyllur.

Protesta e “jelekë-verdhëve” nisi tre javë më parë për të kundërshtuar rritjen e taksës së karburantit.

Pas vendimit të qeverisë franceze për anulimin e taksës, protestuesit kanë shfaqur pakënaqësi të tjera ndaj qeverisë.