Transmetuar më 08-12-2018, 12:02

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi duke folur për protestat, tha gjatë Forumit të Gruas së LSI-së se Kryeministri duhet të kuptojë se politika, duhet të ndihmojë qytetarët të fitojnë prej saj dhe jo politika të fitojë nga qytetarët.

“Ramën nuk e kemi armik si njeri, por si simbol të urrejtjes ndaj shqiptarëve. Edi Rama duhet ta kuptojë që shqiptarët duan të jetojnë të lumtur në Shqipëri, shqiptarët japin jetën për fëmijët e tyre. Edi Rama duhet ta kuptojë se shqiptarët e duan shtëpinë e tyre. Gratë dhe nwnat do bëjnë gjithçka për fëmijët e tyre. Duhet të jetë populli që të fitojë nga politika dhe jo politika nga populli”, u shpreh Kryemadhi..

Mw tej Kryemadhi tha se studentët i dhanë një leksion asaj dhe dhe të gjithë politikanëve, ndërsa shtoi se kur proteston me të drejtë edhe Zoti të përkrah.

Shumë mund të thonë pse studentët e nisën protestën në dhjetor, lëvizja studentore është një lëvizje kombëtare. Me lëvizjen studentore nuk mund të luajë askush. Lëvizja studentore është një realitet për të dhënë mësim. Lëvizja studentore është lëvizje e PS, PD dhe atyre pa parti.

Lëvizja studentore nuk është një parti politike, ashtu si ato grupet e paguara nga Rama për t’i përçarë. Studentët tanë na dhëna një mësim ne si politikan, më dhanë mësim mua të parë, jam e bindur edhe zotin Bashën, se nuk është e nevojshme për të pasur kushtet për të protestuesit. Studentët na dhanë një mësim ne klasës politike, kur je me të drejtë, edhe zoti është me ty. Lëvizja studentore ishte një leksion demokracie dhe shpresë”, u shpreh Kryemadhi.