Transmetuar më 08-12-2018, 12:38

Policia ka ndërhyrë për të shmangur çdo incident mes protestuesve student dhe banorëve të “Astirit”.

Këta të fundit shkuan përpara ministrisë së Arsimit në mbështetje të studentëve për kauzën e tyre.

Por studentët nuk i lejuan ndërsa policia krijoi një kordon për të shmangur çdo përplasje mes dy grupimeve protestues.

Por banorët thanë se nuk janë aty për të folur rreth pretendimeve të tyre për banesat, por janë në mbështetje të protestës studentore.

Po ashtu, ata thanë se nëse nuk janë të mirëpritur do të largohen prej aty. /k.k/noa.al/