Transmetuar më 08-12-2018, 17:55

Banorët te “Unaza e Re, në Tiranë, kanë mbajtur protestën e tyre të radhës.

Banorët kanë protestuar pasditen e sotme kundër prishjes së banesave të tyre, në ditën e tyre të 35-të.

Banorët kërkojnë që banesat e tyre mos prishen, ose të dëmshpërblehen në masën 100%.

Këtë mbrëmje i pranishëm në protestë ishte edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, krah banorëve duke marshuar me çadër nën shi.

Sipas tij projekti te "Unaza e Re" nuk është vetëm projekt vjedhjeje, por edhe një projekt pastrimi ndërkombëtar parash.

“Sa herë që shqiptarët bashkohen e keqja s’prapset. Është zbuluar në faqe të botës që këtu kemi të bëjmë me një vjedhje, ndërkohë që mbajnë në qeli banorët e Unazës së Re. Për të vjedhur 40 mijë euro te Unaza, Rama së bashku me Veliajn kanë hedhur këtu dhunë, helmin e përçarjes. këtu nuk është vetëm projekt vjedhjeje, por edhe një projekt pastrimi ndërkombëtar parash. Kjo është arsyeja pse ka nisur hetim SHBA. Po hetimi shqiptar ku është", u shpreh Basha.

Ai ka vijuar më tej:

E kam thëne edhe herë të tjera, që të burgosurit, janë politikë të Ramës, në atë qeveri nuk duhet të jetë Dorjani, por Damian Gjiknuri. Pse nuk fillon hetimi për personat që kanë ideuar këtë skemë korruptive pse nuk fillon hetimi, për Ramën që ka bërë bisedime kokë më kokë me Dida X. Nuk duhet të lini Prokuroren e Përgjithshme dhe vartësit pa një përgjigje”, tha Basha. /a.k/noa.al/