Transmetuar më 08-12-2018, 23:53

Moderatorja simpatike e “Wake up” Ori Nebiaj, solli shumë pozitivitet dhe humor në këtë mbrëmje të “Shiko Kush Luan” nën moderimin e Luana Vjollcës në ekranin e Top Channel.

E si një vajzë luftarake, Ori luftoi deri në fund për t’i dhënë pikët e nevojshme skuadrës së saj.

Gjatë lojës “Ndaje ose pije” moderatorja dhe ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike, u vu përballë një pyetje shumë të sikletshme.

E pyetur se cili është politikani shqiptar që ka flirtuar me të, Ori tha emrin e deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Vlen të thuhet që është një vajzë vërtetë e sinqertë dhe nëse dikush tjetër në vend të saj do të zgjidhte të pinte gotën ajo tha emrin e personit publik qe ka flirtuar me të.