Transmetuar më 09-12-2018, 09:42

Këngëtarja Rozana Radi dhe reperi Mc Kresha disa vite më parë kanë qenë të lidhur bashkë.

Por teksa tashmë secili ka parë jetën e tij, konkurrimi në “Kënga Magjike” i përballi të dy.

E ftuar në emisionin “Thumb”, Rozana Radi ka folur për herë të parë për këtë përballje.

Këngëtarja është pyetur nëse kanë folur apo janë përshëndetur dhe ajo nuk ka ngurruar të flasë hapur.

“Posi jo, sapo u përshëndetëm. Ne nuk kemi vrarë asnjeri pastaj kemi 6 vite të ndarë. Unë bashkëjetoj me një njeri që e dua shumë dhe i hëngsha dasmën Kreshës”, është shprehur Rozi.

Me sa duket historia e tyre e dsashurisë është diçka e harruar dhe mes tyre, nuk ka asnjë peng. /a.y/noa.al