Studentët vijojnë për të disatën ditë me radhë protestën e tyre, duke kërkuar ulje tarifash dhe përmirësim të kushteve.
Ata janë nisur në marshim-protestë nga fakultetet e tyre për të kulmuar para ministrisë së Arsimit.
Me thirrjet "Me dorëheqje, pa dorëheqje, kërkesat toa vazhdojnë", "Shkolla është e jona, jo biznes privat, Lindita Nikolla dil në bulevard", ata kanë vijuar thirrjet në kor.
Por deri më tani ata kanë përjashtuar çdo negociatë, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të bëra publike prej ditësh.
Po ashtu ata nuk kanë pranuar asnjë përfaqësues të partive politike, duke thënë se kauza është vetëm e tyre.
Kërkesat e studentëve
-Përgjysmim i tarifës së studimit.
-Rritja nga 10 në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rektor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.
-Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillat Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
-Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.
-Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.
-Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.
-Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë. /a.y/noa.al