Transmetuar më 09-12-2018, 10:57

E bukur por jo vetëm. Miss Bota, është Vanessa Ponce de Leon, 26 vjeçe, e para bukuroshe e Meksikës që rrëmben kurorën e më të bukurës në botë.

Modele, e diplomuar për biznes ndërkombëtar dhe vullnetare në shoqatën “Migrantes en el camino”, ajo është angazhuar fuqishëm në një qendër për rehabilitimin e vajzave emigrante.

Ajo triumfoi në finale ndaj bukuroshes tajlandeze Nicolene Pichapa Limsnukan, 20 vjeçe.

26-vjeçarja u kurorëzua nga paraardhësja e saj, bukuroshja indiane Manushi Chhillar.

Konkursi i bukurisë u mbajt këtë të shtunë në qytetin e Sanya, në ishullin tropikal kinez të Hainan. /a.y/noa.al