Transmetuar më 09-12-2018, 11:54

Rregulli i parë pas dehjes, konsiston në të pirit shumë ujë, në mënyrë që të rikuperohen lëngjet e humbura për shkak të alkoolit.

Këshillohet që të pijet gjysmë litri ujë, para se të bihet për të fjetur.

Edhe lëngjet e frutave, si ai i mollës, dardhës ose portokallit, ndihmojnë për kthjellim më të shpejtë, si dhe shmangin dhimbjen e kokës dhe të vjellat.

Për të favorizuar procesin e detoksikimit, këshillohet të pini disa gota ujë rresht dhe si vakt pasues, të hani vetëm pak bukë të thekur të shoqëruar me mjaltë.

Bananet janë shumë të këshilluara, për të rikuperuar potasin e humbur prej alkoolit si dhe për të lehtësuar ndjesitë e marrjes së mendjes, shkruan noa.al.

Supa me perime, është ajo që ju duhet si vakt pasues, për të rikuperuar energjinë dhe për të mbledhur veten. /a.y/noa.al