Transmetuar më 09-12-2018, 13:30

Viteve të fundit ka ardhur gjithnjë e në rritje numri i personave, të cilët kanë probleme me shikimin dhe përfundojnë me syze.

Por kakaoja dhe produktet ushqimore që përmbajnë omega 3, janë zgjidhja ideale për të frenuar rënien e shikimit.

Është kjo ajo që është sugjeruar në Romë të Italisë, me rastin e kongresit të nutraceutikës dhe syrit, event i organizuar nga Società Italiana Nutraceutica në bashkëpunim me Universitetin La Sapienza.

Këto ushqime parandalojnë probleme të shikimit si katarakti dhe glaukoma.

Më konkretisht kakaoja, përmirëson fluksin e gjakut në retinë dhe në tru.

Gianluca Scuderi, një nga mjekët okulist të pranishëm në kongres thotë se, çokollata e zezë dhe ushqime me përmbajtje omega-3 përmirësojnë ndjeshëm shikimin si dhe frenojnë rënien e tij.

Kësisoj ai këshillon përdorimin sa më të shpeshtë të këtyre dy produkteve, për të cilët thotë se premtojnë shikim të mirë, por edhe humor të përmirësuar. /a.y/noa.al