Transmetuar më 09-12-2018, 20:04

Protesta e studentëve është në ditën e 6-të të saj dhe nuk mungojnë edhe episode të veçanta.

Një skenë e tillë i ndodhi gazetares Klesiana Omeri të Report Tv, të cilën një protestues u afrua dhe e puthi gjatë transmetimit LIVE.

Por po ta shikoni mirë videon duket se kjo ngjarje ishte një bast mes shokësh.

Djali që puthi gazetaren ia bën me shenjë shokut ku i kërkon 5 mijë lekë për ta puthur, dhe menjëherë pas puthjes i merr paratë.

Shihni videon e mëposhtme: