Transmetuar më 09-12-2018, 21:50

Suzana Hasula, 23 vjeç nga Arapaj i Durrësit, nënë e një fëmijë 6 muajsh është zhdukur në rrethana misterioze mbrëmjen e shkuar.

23-vjeçarja ka alarmuar familjen dhe policinë e Durrësit që e kanë shpallur në kërkim.

Motra e Suzanës ka shpjeguar situatën e rëndë ku ndodhet familja e saj. Ajo tha se motra ka ikur në orën 22:00 të mbrëmjes së të shtunës, duke lënë në shtëpi fëmijën.

Image

Motra e 23-vjeçares tregoi se ishte kunati, bashkëshorti i motrës që e lajmëroi pasi djali qante me të madhe.

“Është nënë e një fëmije 6 muajsh. Suzana pas lindjes ishte shumë e mbyllur dhe nuk dilte nga shtëpia”, thotë ajo.

Motra e saj tregoi se e takoi paradite e djeshme të motrën dhe ishte shqetësuar pasi Suzana i ishte dukur e mbyllur, shkruan Durrëslajm.

Image

“Po i jepte gji djalit dhe i thashë a ke hall të të ndihmoj? Çfarë halli ke? Por nuk më foli fare. Lajmërova prindërit në Bulqizë të vijnë ta marrin për ca ditë.

Mbrëmë më tha kunati, tek ty është motra? Jo i thashë.  Dolëm kërkuam deri në tre të natës dhe në 8 të mëngjesit bëmë denoncimin në polici”.

Në fund motra e 23-vjeçares së zhdukur ka një lutje për të gjithë ata që mund ta rastisin Suzanën, duke vënë në dispozicion edhe një numër kontakti.

“Ju lutemi në qoftëse mundet të na ndihmoni ta bëni publike, në rast se e ka parë dikush të na  telefonojë tek ky nr.0692776727.