Transmetuar më 09-12-2018, 22:42

Të pastrehët në Gjermani do të kenë mundësi që dy muaj të flenë në dy lokale nate.

Bëhet fjalë për lokalet AstraKulturhaus dhe Bi Nuu, në Berlin.

Pronarët e tyre vendosën t’ua lirojnë hapësirat njerëzve të pastrehë njëherë në javë gjatë muajve janar dhe shkurt.

Klubet do të bëjnë një orar me të cilin do t’u lejojnë njerëzve të pastrehë të shkojnë në hapësirat e tyre një herë në javë dhe të kalojnë natën në dhomat e tyre.

Në këtë mënyrë, ata do t’i mbrojnë nga dimri, dhe siç kanë theksuar, shpresojnë të inkurajojnë klubet e tjera dhe objektet e hotelerisë të bëjnë të njëjtën gjë. /k.k/noa.al/