Transmetuar më 10-12-2018, 07:28
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, me pasojë dy persona të plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.

Më konkretisht në urën e Viroit, një makinë tip “Benz” ka dalë nga rruga.

Për pasojë dy personat që udhëtonin me të, Ledjo Gjoni dhe Dhimitrula Sulejmani nga Saranda, kanë mbetur të plagosur.

Të lënduarit janë dërguar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.

Ndërkohë nga ana e policisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al