Transmetuar më 10-12-2018, 07:51

Ina Nuka policja 24-vjeçare e forcave Shqiponja që u plagos në protestën e 22 Nëntorit përpara parlamentit është në gjendje të mirë shëndetësore.

Lajmi vjen nga Ankaraja atje ku Ina po trajtohet prej dy javësh. Një burim i tha ‘Opinion’ se Ina ka kryer deri më tani dy operacione që kanë rezultuar me sukses por operacionin më të vështirë e ka javën që vjen.

“Pritet që të kryhet një ndërhyrje për të zëvendësuar gishtin e madh”, tha burimi. Pranë polices së plagosur në spitalin turk qëndron nëna e saj.

Pamjet e plagosjes së Ina Nukut në protestën e banorëve të Astirit para parlamentin ishin rrënqethese. Ajo ulërinte teksa dy kolegë të saj e shoqëronin të gjakosur tek ambulanca. Një prej kapsollave që hodhën protestuesit e kapi Invn në qafe.

Duke e larguar me dore, ajo humbi gishtin e madh të dorës së djathtë dhe dëmtoi dy të tjerë.

Sakaq policia ka arrestuar 18-vjeçarin, Daniel Dobraj për plagosjen e saj.