Transmetuar më 10-12-2018, 08:40

Një familje e tërë u gjet e pajetë nga policia e Paterno, në Catania të Italisë. Nga hetimet paraprake dyshohet për vrasje-vetëvrasje.

Një këshilltar financiar 32-vjeçar Gianfranco Fallica, në fillim ka vrarë gruan e tij Vincenza Palumbo, 34 vjeçe dhe më pas fëmijët 4 dhe 6 vjeç, për ti dhënë më tej fund jetës.

Alarmi u dha nga familjarët e tyre, të cilët lajmëruan policinë, duke qenë se nuk arrinin të kontaktonin me ta.

Kufomat u gjetën gjatë kësaj të diele në apartamentin ku familja jetonte, nga babai i gruas së vrarë.

Në banesë u gjet edhe një pistoletë, me të cilën dyshohet se është kryer krimi, e cila mbahej me leje.

Trupat e gruas dhe dy fëmijëve ishin në shtrat, ndërkohë që burri u gjet në dysheme.

Lidhur me këtë krim të rëndë, autoritetet vendase kanë nisur hetimet, për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e ngjarjes. /a.y/noa.al