Transmetuar më 10-12-2018, 08:57

Pamje të dhimbshme vijnë nga kufiri mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku dhe është ngritur një mur, për të penguar kalimin e emigrantëve.

Në fotografi mund të shihni 22-vjeçarin Joel Mendez, teksa kalon të birin Daniel, vetëm 8 muajsh, duke kaluar poshtë një grope të krijuar poshtë murit. Gjithçka pasi më herët nëpërmjet saj ka kaluar nëna e tij.

Gruaja Yesenia Martinez, kaloi e para në mënyrë që të priste të voglin e saj, i cili gjithashtu do kalonte në të njëjtën gropë.

Gjithë skena ndodh teksa vogëlushi vijon të pijë qumësht me biberon.

Pasi kaloi gruan me fëmijën në anën e Amerikës, vetë Joel qëndroi në Meksikë, duke mos dashur që të depërtohej menjëherë.

Sakaq gruaja me fëmijën, u dërguan në një qendër pritje për emigrantët në SHBA. /a.y/noa.al