Transmetuar më 10-12-2018, 09:10

Dy persona, një burrë dhe një grua kanë gjetur vdekjen si pasojë e një zjarri të rënë në një pallat në Reggio Emilia të Italisë.

Zjarri ra gjatë natës mes të dielës dhe të hënës, në një pallat prej katër katesh në

Via Turri, pranë stacionit hekurudhor, ku viktimat janë një çift bashkëshortësh kinez.

Krahas dy viktimave, kanë mbetur të plagosur dhe të asfiksuar rreth 40 persona të tjerë.

Mes tyre dy vajza të vogla, u dërguan me urgjencë në spitalin e Milanos, për shkak të gjendjes së rëndë.

Në vendin e ngjarjes ndërhyri shërbimi zjarrfikës dhe policia, teksa lidhur me shkaqet e zjarrit hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al