Transmetuar më 10-12-2018, 10:23

“Isha zhytur në kërkim të iriqëve të detit, kur pashë një balenë të vogël që u afrua drejt meje për të luajtur, ndërsa më tej edhe familja e saj”.

Janë këto fjalët e Rowan Virbickas, një ekspert në zhytje, i cili ka realizuar videon që noa.al sjell më poshtë.

Gjithçka teksa pak ditë më parë ishte zhytur në brigjet e Zelandës së Re.

Në video shihet këlyshi i balenës teksa afrohet, për ta goditur miqësisht me kokë para se të vijojë rrugën e saj.

“Nisën të luanin rreth meje për më se një minutë për tu larguar më tej. Fatmirësisht filmova gjithçka me kamerën GoPro që kisha me vete”, u shpreh Virbickas. /a.y/noa.al