Transmetuar më 10-12-2018, 11:27

Policia e Elbasanit ka publikuar ditën e sotme skedat e personave më të kërkuar të këtij qarku dhe një pjese prej tyre edhe fotografitë.

Bëhet fjalë për 32 persona të shumëkërkuar, pjesa më e madhe e të cilëve të dënuar për vrasje.

Të shpallurit në kërkim janë, Kostandin Nishku (Baki Duzha) nga Gramshi, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.

Vullnet Hida nga Elbasani, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.

Artan Muça nga Elbasani, i dënuar me 25 vite burg për vrasje.

Klement Çala nga Elbasani, i dënuar me 25 vite burg për vrasje.

Festim Korra, nga Elbasani, i dënuar me 22 vite burg për vrasje.

Muhamet Belba nga Librazhdi, i dënuar me 22 vite burg për vjedhje me armë.

Pëllumb Lleshi nga Tirana, i dënuar me 19 vite burg për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim.

Besnik Latifi nga Cërriku, i dënuar me 19 vite burg për vrasje.

Durim Ibrahimi nga Elbasani, i dënuar me 18 vite burg për trafikim fëmijësh.

Pëllumb Osmani nga Pogradeci, i dënuar me 18 vite burg për vrasje.

Besnik Greca nga Peqini, i dënuar me 17 vite burg për shfrytëzim prostitucioni.

Miranda Rabja (Kishta) nga Cërriku, e dënuar me 17 vite burg për shfrytëzim prostitucioni.

Gëzim Xhika nga Elbasani, i dënuar me 16 vite burg për vrasje.

Ilir Pere nga Gramshi, i dënuar me 11 vite burg për tentativë vrasje.

Ronaldo (Bajazit) Ballshkeshi, nga Librazhdi, i dënuar me 16 vite burg për vrasje.

Gentian Hysa nga Elbasani, i dënuar me 15 vite burg për mashtrim.

Llazar Bica nga Cërriku, i dënuar me 14 vite e 8 muaj për vrasje.

Durim Isufi, nga Pogradeci i dënuar me 14 vite burg për tentativë vrasje.

Zeni Isufi, nga Pogradeci, i dënuar me 13 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë.

Avni Avduli, nga Elbasani i dënuar me 11 vite burg, për trafik femrash.

Spiro Josifi nga Elbasani, i dënuar me 11 vite burg për vjedhje me armë.

Ervis Hasankoli nga Elbasani, i dënuar me 10 vite burg për trafik i lëndëve narkotike.

Mateo (Kristo, Antonio, Elton) Paja, nga Peqini, i dënuar me 10 vite burg, i dënuar për trafik i lëndëve narkotike.

Sherif Gjini nga Mollasi, i dënuar me 8 vite burg për vrasje.

Edvin Çuçuli nga Librazhdi, i dënuar me 8 vite burg për “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen e disa personave”.

Besnik Sadikaj nga Elbasani, i dënuar me 7 vite burg për “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Bruno Pomenti nga Italia, i dënuar me 7 vite burg për vjedhje bankash.

Endri Duraku nga Elbasani, i dënuar me 7 vite burg për vrasje.

Isen Nasufi nga Maqedonia, i dënuar me 6 vite burg për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.

Demir Eshi nga Elbasani, nga Elbasani, i dënuar me 5 vite burg për plagosje e rëndë me dashje.

Hamza Bahiti nga Elbasani, i dënuar me 5 vite burg për mashtrim.

Marjus Lulaj nga Elbasani, “arrest me burg” për veprën penale “Vrasja e punonjësve të policisë mbetur në tentativë”. /a.y/noa.al