Transmetuar më 10-12-2018, 12:22

Kryeministri Edi Rama ua ka drejtuar përgjegjësinë për vendosjen e tarifave për provimet e mbartura, rektorëve dhe dekanëve.

Në komunikimin e ditës së sotme live në Facebook, lidhur me protestën e studentëve, ai i akuzoi si ideatorë.

“VKM-ja e bërë me propozim të gjithë dekanëve dhe rektorëve në maj ishte befasi për studentët. Është marrë vendimi dhe nuk u është komunikuar studentëve. Ua them tani, nuk ua kishim borxh këtë gjë! Nuk ka tarifë që nuk e keni vendosur vetë”, u shpreh Rama.

Po ashtu Rama tha se do të shkarkohen të gjithë përfaqësuesit e qeverisë në Bordin e Administrimit, por se nuk do bëhet asnjë lëvizje, pa dialog.

Sakaq lidhur me tarifat ai se janë pa diskutim gati për të riparë tarifat e studimit, ndërsa shtoi se atyre që janë me 9 dhe 10 pse jo të mos iu paguhet nga shteti.

Rama propozoi që edhe familjeve që vijnë nga ndihma ekonomike t’iu hiqet tarifa.

“Pse të mos u paguajmë në atyre studentëve që kanë mesataren 9 dhe 10? Pse të mos u paguajmë në tarifën e atyre që janë më ndihmë ekonomike? Si mund të trajtojmë njësoj atë që i bretku duke mësuar me ata që rrinë në kafene tërë ditën? I gatshëm për të shkuar me tek kërkesave tuaja për tarifat. Jo vetëm 50%, por tua subvencionoje shteti 100% atyre me 9 dhe 10 dhe atyre ne ndihme ekonomike. Por ama duhet dialog, se nuk zgjidhen ne eter. Por nuk bëhet kështu, o ba dua lekë. Do u themi të gjithë që taksat tuaja do përdoren për këta studentë”, u shpreh Rama. /a.y/noa.al

Rama, studentëve: Luli dhe Mona presin që ju të bëni vezën e kuqe për ta! Si do i ulim tarifat

Protesta e studentëve, Rama: Aty rrini po s’doni dialog! Refuzimi si i Bashës kur u fut në çadër