Transmetuar më 10-12-2018, 13:08

Studentët refuzojnë propozimin e Kryeministrit Edi Rama, për tu ulur në dialog dhe për t’iu dhënë zgjidhje kërkesave të tyre.

Të rinjtë protestues thonë se nuk ka nevojë për dialog dhe se zgjidhja është në kërkesat e bëra publike prej kohësh.

Po ashtu të studentët paralajmërojnë protestë masive gjatë së martës, ku dhe siç kanë lajmëruar më herët thonë se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, mund të hyjnë në grevë urie.

“Do dalim në rrugë me qindra e mijëra, po s’u hoq tarifa rrëzohet ministria”, kanë thirrur të rinjtë.

Po ashtu ata kanë thënë se nuk do të ketë përfaqësi për dialog me qeverinë, dhe se zgjidhja e vetme është plotësimi i kërkesave.

Por gjatë komunikimit të mesditës së sotme, Rama u zotua se do të luftojë bashkë me ta dhe se do bëj sa ata kërkojnë por edhe më shumë.

“Ndaj ndahuni nga ata që ju kërkojnë të mos dialogoni dhe ku thonë vendosni maskën, dilni te kopshti i Lulit dhe dilni në protestë. Lëroni ata! Ju hajdeni këtu dhe të bëjmë bashkë punën të cilën prindërit tuaj ëndërrojnë. Ata presin që ju të bëni vezën e kuqe për ta dhe pastaj punë e madhe se ça bëhet me ju dhe universitetin”, u shpreh Rama.

Ai tha prerazi se janë pa diskutim gati për të riparë tarifat e studimit, ndërsa shtoi se atyre që janë me 9 dhe 10 pse jo të mos iu paguhet nga shteti.

Rama propozoi që edhe familjeve që vijnë nga ndihma ekonomike t’iu hiqet tarifa.

Kreu i qeverisë tha se protesta organizohet për tu dëgjuar dhe kur qeveria thotë “hajde të flasim, ky është rasti i parë që protestuesit thonë jo”.

Në vijim ai tha se i vetmi rast që ka ndodhur refuzim si me studentët, është ai i Lulzim Bashës, kur u fut në çadër.

“Hajdeni të ulemi, bisedojmë, diskutojmë, jo plotëso kërkesat! Se si shkuan punët, s’ka nevojë të diskutojmë se e dini. Problemi ynë është se nuk na dëgjonte kurrë. Jemi vrarë në protesta se qeveria nuk ishte në gjendje të na dëgjonte”, deklaroi ndër të tjera Rama.

Ai iu drejtoi një pyetje studentëve “Është politike apo jo? Apo është orkestruar në mënyrë të tillë, që disa kanë vendosur edhe maska dhe thonë larg politikës. Nëse protesta është e atyre që dolën në momentin e parë për një arsye të drejtë se një dekan i papërgjegjshëm nxori njoftim se nuk do e paguajnë me këste tarifën po të gjithën, unë jam me ta! Atëherë ku qëndron problemi i tyre që nuk duan dialog. Dialogu është procesi ku palët dëgjojnë dhe dëgjohen. S’doni të dialogoni është e drejta juaj, rrini atje dhe mos ndaloni së protestuari”.

Rama iu kërkoi të mos e ndërpresin protestën, por se kërkesat e tyre duhet të dëgjohen.

Kryeministri tha se ka problem me tarifat, por se duhet diskutuar në themel dhe se kush tenton ta nxisë këtë protestë në rrugë të tjera, është i lirë ta provojë, por shtoi se askush nuk duhet të mendoj se qëllimet e përbashkëta mund të arrihen me ultimatume.

Kërkesat e studentëve

1- Përgjysmim i tarifës së studimit

2- Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekrut dhe pritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.

3- Mbështetur në nenin 99, mbi Këshillat Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë, pika 2 kërkon që bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-ve dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët

4- Mbështetje e studentëve për kërkim shkencor

5- Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor

6- Përmirësimi i kushteve të konvikteve të universiteteve

7- Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë

8- Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e studentit brenda vitit akademik 2018-2019. /a.y/noa.al

Tarifa për provimet e mbartura, Rama dekanëve dhe rektorëve: Nuk ua kishim borxh

Rama, studentëve: Luli dhe Mona presin që ju të bëni vezën e kuqe për ta! Si do i ulim tarifat

Protesta e studentëve, Rama: Aty rrini po s’doni dialog! Refuzimi si i Bashës kur u fut në çadër